Studime falas nga 1 tetori, Hoxha (ORCA): Premtimi i Qeverisë më shumë sipërfaqësor se sa thelbësor

Dibran Hoxha nga organizata ORCA ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës në të cilin thuhet se nga 1 shtatori studentët do të studiojnë falas në universitetet publike të vendit.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se nuk dihet se nëse kjo do të jetë një ndihmesë për studentët.

“Ky përbën më shumë një plan dhe premtim më shumë sipërfaqësor se sa thelbësor për arsimin e lartë. Togfjalëshi i zotriut Albin Kurti ishte që kjo do të ndikojë në përmirësimin e nivelit arsimor dhe ekonomisë, por nga e dimë ne së kjo do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm të nivelit arsimor”.

Hoxha ka thënë se studentët kanë më shumë nevojë që të kenë ndihmesa sa i përket shpenzimeve të tjera në studime se sa pagesës së semestrit.

“Para disa viteve kemi bërë një hulumtim, i kemi studiuar shpenzimet që i bëjnë studentët gjatë studimeve, këtu kanë qenë të përfshira edhe pagesat e semestrave. Nga 13 njësi akademike asnjë nga studentët që morën pjesë në hulumtim nuk kanë thënë se pagesa për semestër është barrë financiare për ata”.

“Ata thanë se kanë më shumë shpenzime për gjërat që iu duhen për studime, sidomos studentët e mjekësisë ku kanë thënë se nuk kanë as dorëza dhe as maska për të përfunduar praktikën e tyre. Po ashtu, kishte ankesa se studentët i shpenzonin deri 40 euro për literaturë, shuma më e madhe që është deklaruar se shpenzohet për literaturë është 150 euro. Nëse fondet alokohen për të siguruar literaturë për studentet, kjo do të ishte shkarkim i barrës financiare dhe nuk është 25 euroshi i semestrit”, ka thënë Hoxha, njofton Klankosova.tv.

Go to TOP