Streetball në veri të Mitrovicës
Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me basketbollistin Drilon Hajrizin dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, sjellin Streetball-in e parë në veri.
Sipas njoftimit të komunës, kjo ngjarje do të zhvillohet më 17 gusht, nga ora 18:00, në fillim të sheshit, afër urës kryesore.
“Ejani të shijojmë streetballin, me shumë energji, atmosferë fantastike dhe konkurrencë të zjarrtë. Shpërblimi për vendin e parë: 2000 euro. Mos e humbisni këtë shans për të qenë pjesë e një nate të paharrueshme sportive dhe për të fituar çmimin kryesor”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
