Stoltenberg shpreson se shtetet perëndimore do të dërgojnë më shumë armatim në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka përshëndetur premtimet e fundit të shteteve perëndimore për të dërguar armë të rënda në Ukrainë, duke thënë se ai pret edhe më shumë dërgesa në të ardhmen.

Stoltenberg i bëri këto komente të dielën, një ditë pasi ndodhën një valë sulmesh ruse në të gjithë Ukrainën që synuan sërish infrastrukturën kritike dhe lanë të paktën 30 persona të vdekur.

“Premtimet e fundit për pajisje të rënda luftarake janë të rëndësishme,  dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt”, tha Stoltenberg për të përditshmen gjermane Handelsblatt, përpara një takimi të premten të zyrtarëve të mbrojtjes nga blloku që synon të koordinojë transferimet e armëve në Kiev.

Atë që NATO i referohet si “Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës” do të mbajë takimin e tretë në bazën ajrore amerikane Ramstein, në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz të premten, shkruan AlJazeera.

Go to TOP