Stoltenberg pas takimit me Ramën: Falënderoj Shqipërinë për kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë për sigurinë e përbashkët, përfshirë misionin e KFOR-it në Kosovë.

Në një reagim në Twitter pas konferencës së përbashkët për shtyp nga Brukseli me Ramën, Stoltenberg tha se me kryeministrin shqiptar u diskutua për vendimet në Samitin e NATO-s në Madrid, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, zgjerimin e NATO-s dhe forcimin e Aleancës.

“Falënderoj kryeministrin Edi Rama për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë misionin e NATO-s KFOR në Kosovë. Diskutuam vendimet historike në Samitin e NATO-s në Madrid, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, zgjerimin e NATO-s dhe forcimin e Aleancës sonë.”

Go to TOP