Stjuardesa irlandeze Tori Towey nuk lejohet të largohet nga Dubai pas akuzave për tentativë vrasjeje

Një stjuardesë irlandeze është urdhëruar të mos largohet nga Dubai, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje gjatë kohës që ishte nën ndikimin e alkoolit.

28-vjeçarja Tori Towey u zgjua në një stacion policie pas ngjarjes, e më pas është përballur me akuzat. Kjo ngjarje u transmetua tek Parlamenti i Irlandës, i cili diskutoi rreth këtij vendimi të Dubait, por që më pas me negociata u hoq.

Pas këtij lajmi ka qenë vetë kryeministri irlandez, Simon Harris, i cili njoftoi rreth vendimit në parlament:

“Sapo jam informuar se ndalimi i udhëtimit është hequr, se ambasada do ta çojë Torin në aeroport sapo ajo të jetë gati për të shkuar dhe se ambasada sigurisht që do vazhdojnë të ndjekin rastin, i cili është ende aktiv deri tani. Ne duam që Tori Towey të kthehet në këtë vend, ne duam që ajo të kthehet në shtëpi në Roscommon. Asnjë përpjekje nuk do të kursehet nga ne, nga Irlanda, për të bërë përparim në këtë çështje, për ta kthyer Torin në shtëpi. Ajo nuk është kriminele, ajo është viktimë e dhunës me bazë gjinore”.

Ai falënderoi ambasadën irlandeze në Emiratet e Bashkuara Arabe për punën e tyre në këtë rast. Harris tha se kishte folur me zëvendëskryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, i cili është ministër i punëve të jashtme dhe ambasadorin e Irlandës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Go to TOP