Starmer e quan të vonuar marrëveshjen për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se marrëveshja e arritur për armëpushim mes Hezbollahut dhe Izraelit është e vonuar, dhe shpreson se ajo do të kthehet në një “zgjidhje të qëndrueshme politike në Liban”.
Starmer pohoi se Britania e Madhe do të jetë në ballë të përpjekjeve që të qetë paqe në Lindjen e Mesme.
Ai thotë se armëpushimi do të jetë “një masë lehtësimi” për civilët në Liban dhe në veri të Izraelit, të cilët kanë “pësuar pasoja të paimagjinueshme” gjatë muajve të konfliktit.
“Tani, kjo marrëveshje duhet të kthehet në një zgjidhje të qëndrueshme politike në Liban, bazuar në Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit, që do të lejojë civilët të kthehen përgjithmonë në shtëpitë e tyre dhe komunitetet në të dy anët e kufirit të rindërtohen”, pohoi Starmer.
Ai shton se duhet të ketë “përparim të menjëhershëm drejt një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve dhe heqjen e kufizimeve për ndihmën e nevojshme humanitare”, shkruan BBC.