Stadiumi i harruar pranë Prishtinës përpihet nga natyra

Stadiumi i Kishnicës – një fshati kodrinor vetëm disa kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë – dikur ëndërronte ta shihte uruguaianin e famshëm Luis Suarez duke shkelur barin e tij, por sot është gëlltitur nga natyra i lënë në harresë. /REL/

Kjo fotografi nga larg tregon stadiumin e Kishnicës sot, i ndërtuar diku në vitet '60 nga Miniera e Kishnicës, e cila është pjesë e kompleksit të Trepçës.Por, gjendja në të cilën është lënë ai, e bën të pamundur të vëresh që 10 vjet më parë këtu zhvillonte ndeshjet si vendase nënkampionia e Kosovës dhe fituesja e kupës shtetërore, KF Hajvalia.
Kjo fotografi nga larg tregon stadiumin e Kishnicës sot, i ndërtuar diku në vitet ’60 nga Miniera e Kishnicës, e cila është pjesë e kompleksit të Trepçës.

Por, gjendja në të cilën është lënë ai, e bën të pamundur të vëresh që 10 vjet më parë këtu zhvillonte ndeshjet si vendase nënkampionia e Kosovës dhe fituesja e kupës shtetërore, KF Hajvalia.
Fëmijë duke stërvitur në stadiumin e Kishnicës në vitin 2022, pak para se stadiumi të braktisej dhe fusha të tretet në djerrinë.Shefi i Federatës së Futbollit në vend, Agim Ademi, e kishte vizituar fushën në qershor të atij viti, dhe kishte thënë se donte që FFK-ja ta merrte përsipër fushën nga kompleksi Trepça dhe komuna e Graçanicës, diçka që s'ka ndodhur gjashtë vjet pas.
Fëmijë duke stërvitur në stadiumin e Kishnicës në vitin 2022, pak para se stadiumi të braktisej dhe fusha të tretet në djerrinë.

Shefi i Federatës së Futbollit në vend, Agim Ademi, e kishte vizituar fushën në qershor të atij viti, dhe kishte thënë se donte që FFK-ja ta merrte përsipër fushën nga kompleksi Trepça dhe komuna e Graçanicës, diçka që s’ka ndodhur gjashtë vjet pas.
Kjo kabinë e mbuluar me bar të egër të dendur, dikur shërbente për vendosjen e kamerave për transmetimin e ndeshjeve kur Hajvalia priste këtu ekipet e ligës elitare të futbollit kosovar, Superliga e Kosovës.Hajvalia zuri vendin e dytë në Superligë në sezonin 2015/16 dhe e fitoi Kupën e Kosovës më 2016 duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në këtë stadium.
Kjo kabinë e mbuluar me bar të egër të dendur, dikur shërbente për vendosjen e kamerave për transmetimin e ndeshjeve kur Hajvalia priste këtu ekipet e ligës elitare të futbollit kosovar, Superliga e Kosovës.

Hajvalia zuri vendin e dytë në Superligë në sezonin 2015/16 dhe e fitoi Kupën e Kosovës më 2016 duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në këtë stadium.
Zhveshtorja e dëmtuar e stadiumit të Kishnicës siç shihet nga jashtë.
Zhveshtorja e dëmtuar e stadiumit të Kishnicës siç shihet nga jashtë.
Tribuna të mbuluar me bar të egër në stadiumin ku dikur tifozët e Hajvalisë ëndërronin ta shihnin Luis Suarezin e famshëm. Në vitin 2014, FIFA e pezulloi Suarezin nga futbolli për katër muaj. Ish-yllit të Liverpoolit e Barcelonës, Hajvalia i bëri ofertë modeste.Hajvalia ia ofroi atij 30.000 për të nënshkruar dhe pagë mujore prej 1.500 eurosh. Meqë Kosova s’ishte asokohe anëtare e FIFA-s, Suarez do të mundë të luante në ligën e saj, por, natyrisht, nuk ndodhi.
Tribuna të mbuluar me bar të egër në stadiumin ku dikur tifozët e Hajvalisë ëndërronin ta shihnin Luis Suarezin e famshëm. Në vitin 2014, FIFA e pezulloi Suarezin nga futbolli për katër muaj. Ish-yllit të Liverpoolit e Barcelonës, Hajvalia i bëri ofertë modeste.

Hajvalia ia ofroi atij 30.000 për të nënshkruar dhe pagë mujore prej 1.500 eurosh. Meqë Kosova s’ishte asokohe anëtare e FIFA-s, Suarez do të mundë të luante në ligën e saj, por, natyrisht, nuk ndodhi.
Uji dhe bari mbulojnë dikur fushën e gjelbër të stadiumit.
Uji dhe bari mbulojnë dikur fushën e gjelbër të stadiumit.
Mur i dëmtuar dhe varëse të papërdorshme brenda dhomës së veshjes në stadiumin e Kishnicës.
Mur i dëmtuar dhe varëse të papërdorshme brenda dhomës së veshjes në stadiumin e Kishnicës.
Rrënoja dhe mure të dëmtuara në dhomat e veshjes në stadiumin e Kishnicës.
Rrënoja dhe mure të dëmtuara në dhomat e veshjes në stadiumin e Kishnicës.
Kështu duket tani zhveshtorja e stadiumit të harruar të Kishnicës.
Kështu duket tani zhveshtorja e stadiumit të harruar të Kishnicës.
Porta pa rrjetë reflekton në ujin mbrapa saj në stadiumin ndihmës të stadiumit të Kishnicës.
Porta pa rrjetë reflekton në ujin mbrapa saj në stadiumin ndihmës të stadiumit të Kishnicës.
Kjo pamje e fushës së stadiumit të Kishnicës ta japë ndjesinë se ajo është thjesht një arë e papunuar.
Kjo pamje e fushës së stadiumit të Kishnicës ta japë ndjesinë se ajo është thjesht një arë e papunuar.
Dritare me xham të thyer e zhveshtores nga ku shihet fusha djerrinë e stadiumit të Kishnicës.
Dritare me xham të thyer e zhveshtores nga ku shihet fusha djerrinë e stadiumit të Kishnicës.
Një fakt interesant që shumëkush në futbollin kosovar e mban mend lidhur me Hajvalinë dhe këtë stadium është edhe therja e kurbanit në të në vitin 2015, kur ekipi po kalonte nëpër kohë të vështirë humbjesh.Por, siç duket kjo nuk bëri punë pasi Hajvalia ra nga liga në vitin 2017 dhe pak vite më vonë u shua.Klubi u ringjal më 2020 dhe tani mban emrin FC Hajvalia 2020.
Një fakt interesant që shumëkush në futbollin kosovar e mban mend lidhur me Hajvalinë dhe këtë stadium është edhe therja e kurbanit në të në vitin 2015, kur ekipi po kalonte nëpër kohë të vështirë humbjesh.

Por, siç duket kjo nuk bëri punë pasi Hajvalia ra nga liga në vitin 2017 dhe pak vite më vonë u shua.

Klubi u ringjal më 2020 dhe tani mban emrin FC Hajvalia 2020.

Go to TOP