Dorëhiqet drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Sveçla ka bërë të ditur se kërkesa e Mehmetit vjen pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka falënderuar Mehmetin për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë mes tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.
Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

Go to TOP