ShSIK-ja reagon ndaj nxjerrjes së statutit të ShSKUK-së

Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovës ka reaguar  me rastin e publikimit të Statutit të ShSKUK-së, nga i cili padyshim që do derivoj edhe Statuti i QKUK-së dhe statutet e të gjitha spitaleve rajonale dhe institucioneve të cilat janë nën ombrellën e ShSKUK-së bazuar në organogramin e prezantuar dhe miratuar nga Bordi i ShSKUK-së.

Ata e konsiderojmë si shkelje flagrante e të drejtave të komuniteteve infermiere duke mos i përfshirë divizionet dhe departamentet e infermierisë në njësite e ShSKUK-së.

“Me këtë konsiderojmë që është nënvlerësuar roli dhe rëndësia e komuniteteve tona për sistemin shëndetësor, ndërsa padyshim që edhe kryeinfermierëve të klinikave dhe shërbimeve iu janë mohuar dhe humbur kompetencat, pavarësisht që janë po të njëjtit që udhëheqin klinikat dhe njësite, duke filluar nga planifikimi i barërave deri tek furnizimi me material, planifikimi i resurseve humane dhe punët tjera administrative cilat nuk do duhej të ishin pjesë e punës ditore të kryeinfermierëve, duke përfshirë edhe planifikimin e orareve të mjekëve dhe detyrat tjera shtesë”, thekson ShSIK-ja.

Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovës njofton që me insistim dhe vendosmëri, në konsultim me ekspert ligjor do kërkoj vendosjen e masës pezulluese nga Gjykata Kushtetuese qoftë përmes Institucionit të Avokatit të Popullit, mirëpo edhe në mënyrë vetanake.

Në anën tjetër, ata ftuan te gjitha organizatat sindikale të shëndetësisë që me rastin e ndërmarrjes së veprimeve sindikale të përgjigjen pozitivisht, duke anashkaluar diferencat në qëndrime dhe politika sindikale për hir të së mirës kolektive, në këtë rast mbrojtës së të drejtave të komunitetit më të madhe në sistemin publik shëndetësor. /Kosova.info/

Go to TOP