E shpëtoi një polic: Shkrimtari Salman Rushdie i mbijeton sulmit

Governatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka deklaruar se shkrimtari britanik me origjinë indiane, që prej rreth dy dekadave jeton në Shtetet e Bashkuara, i ka mbijetuar një atentati teksa ndodhej në një konferencë.
Shkrimtari 75 vjeçar, i njohur për ”Vargjet Satanike”, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas guvernatores, shpëtimtari i tij ishte një polic i cili arriti të bllokojë autorin e sulmit, një person që vishte një maskë të zezë, dhe që është bllokuar nga forcat e rendit, edhe pse identiteti i të cilit mbetet ende i paqartë.

Sipas burimeve, fituesi i çmimit Booker Prize është goditur me grushte dhe të paktën 10 goditje me thikë, njëra prej të cilave në qafë, e cila ka shkaktuar edhe dëmet më të mëdha dhe gjakderdhje.

Go to TOP