Haradinaj falënderon Ramën për fjalimin në KE: Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Evropës ku ka folur për raportin e Dick Martyt, mbi të cilin është ngritur Gjykata Speciale me seli në Hagë që po gjykon ish-krerët e UÇK-së nën dyshimet për krime lufte.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka përcjellë me vëmendje kryeministrin Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
“Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë”, ka shkruar shkurt Haradinaj.
Ai ka thënë se e vërteta vonon por gjithmonë triumfon.
Postimi i plotë:
E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë.
E vërteta vonon por gjithmonë triumfon.
Respekt Kryeministër.
