Spurs në finalen e Perëndimit, Detroit zgjat serinë ndaj Clevelandit

San Antonio Spurs siguroi kualifikimin në finalen e Konferencës së Perëndimit pas një fitoreje bindëse ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 139-109, duke e mbyllur serinë e play-offit me shifrat 4-2.

Skuadra nga Teksasi dominoi sfidën që nga perioda e parë, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte Stephon Castle, i cili realizoi një paraqitje spektakolare me 32 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime. Mbështetje të rëndësishme dha edhe Victor Wembanyama me 19 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

Me këtë triumf, Spurs sigurojnë një vend në finalen e Konferencës së Perëndimit, aty ku do të përballen me kampionët në fuqi të NBA-së, Oklahoma City Thunder.

Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes, Detroit Pistons arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 115-94, duke barazuar serinë dhe duke e çuar gjithçka në ndeshjen vendimtare të shtatë.

Detroit i shkaktoi Clevelandit humbjen e parë në këto play-off falë paraqitjeve të shkëlqyera të Cade Cunningham, që kontribuoi me 21 pikë dhe 8 asistime, si dhe Jalen Duren, i cili shtoi 15 pikë dhe 11 kërcime.

Tashmë gjithçka mbetet e hapur në Lindje, me ndeshjen e shtatë që do të vendosë skuadrën finaliste të konferencës.


Go to TOP