Sportistët ferizajas pa hapësira të mjaftueshme për stërvitje

Pallati i Sporteve “Bill Klinton” edhe pse i vetmi objekt sportiv që i plotëson kushtet për zhvillimin e garave sportive në Ferizaj, po del të jetë i pamjaftueshëm për ekipet që i zhvillojnë përgatitjet e disa ekipeve, të cilave nuk ju përshtatet orari i stërvitjeve.

Në mungesë të terminëve disa ekipe përgatitjet i zhvillojnë në hapësira të tjera siç janë shkollat.

“Është e vërtetë se po hasim në shumë probleme me sigurimin e terminëve qoftë për stërvitje. Mirëpo kohën e fundit është problem që të sigurohet termini edhe për ndeshje kampionate zyrtare gjë që po shfaq shumë problem se dihet që ekipet rivalët tonë direkt ndoshta po punojnë edhe 2 herë në ditë nuk e kanë së paku problemin e palestrave”, ka thënë për RTK-në Arlind Ibrahimi, trajner i KV “Fer Volley”.

Ndërkaq Xhavit Morina  KH “Ferizaj” ka thënë se kushtet nuk plotësohet për ekipin e tij.

“Është një kohë shumë hershme për stërvitje pasi që dihet që ne dy herë në ditë ushtrojmë është orari i shkurtuar ndërmjet stërvitjes së paraditës me atë të pasdites”, ka thënë ai.

Përgjegjësit e sportit e pranojnë se salla “Bill Klinton” është shumë e ngarkuar sepse mbi 30 ekipe me kategoritë e shumta kanë stërvitje.

“Të gjitha këto klube që janë ndihmuar nga komuna e Ferizajt vërtet me mjete financiare janë ndihmuar aq sa ka pasur mundësi. Por problematika ka qenë më e madhe sepse hapësira e orëve stërvitore ka qenë shumë e vogël për çdo klub dhe për atë na kanë munguar sukseset do të thotë realisht mbi 2 terminë në javë apo 3 thuajse asnjë klub nuk ka pas, përpos klubeve të hendbollit”, ka thënë përgjegjësi për sport në këtë komunë, Bashkim Haxhimusa.

Shpresohet që me lëshimin në funksion edhe të disa palestrave, siç është ajo në fshatin Balaj dhe Greme, klubet do të kenë hapësirën e nevojshme për stërvitje.

Go to TOP