Split: Taksi ra në det, vozitësi dhe pasagjeri dolën me not

Një vozitës taksie dhe një pasagjer kanë rënë në det në Split mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnatës. Të dy arritën të notonin deri në breg dhe nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Të shtunën mbrëma, pak para mesnatës, policia e Splitit ka marrë njoftim se një automjet ka rënë në det në portin e qytetit, shkruan portali “Dalmatinski Portal”.

Ata kanë dalë në terren dhe përmes hetimeve kanë konstatuar se taksisti 65-vjeçar nuk ka frenuar me kohë pasi nuk ka përshtatur shpejtësinë me gjendjen dhe kushtet në rrugë, për këtë arsye ka rënë në det.

Automjeti është nxjerrë nga deti, ndërsa policia deklaron se do të sanksionojë vozitësin e automjetit për shkelje të nenit 51 të Ligjit për sigurinë në komunikacionin Rrugor.

Është regjistruar pikërisht momenti i rënies në det. Taksi shihet duke shkuar ngadalë dhe pak para se të bjerë, kthehet. Duket se shoferi nuk e ka parë fare se përballë nuk ka tokë por det, vlerëson ky portal.

Go to TOP