Spitali i Mitrovicës: Sulmi ndaj stafit shëndetësor, autorët të përgjigjen

Sot punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë mbajtur një protestë në të cilën kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj sulmit të ndodhur dje (e enjte) ndaj dy punëtorëve të sigurimit dhe një infermiereje në Repartin e Ortopedisë.

Spitali ka njoftuar se përmes protestës punëtorët shprehën indinjatën e tyre për ngjarjen e rëndë.

“Agron Sumiçi, përfaqësues i Sindikatës, deklaroi se po protestojnë dhe po shprehin mllefin për sulmin e djeshëm, duke kërkuar që autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës”, theksohet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP