Spektakli i pingpongut vazhdon: Dita e tretë e WTT Prishtina 2026 premton emocione të reja

Pas emocioneve të forta dhe finaleve atraktive të zhvilluara gjatë ditës së djeshme në Pallati i Rinisë dhe i Sportit, dita e tretë e turneut WTT Prishtina 2026 pritet të jetë edhe më madhështore.

Garat e sotme zhvillohen në kategoritë U11, U15 dhe U19, ku sportistët kosovarë do të kërkojnë paraqitje sa më të suksesshme përballë konkurrentëve ndërkombëtarë duke synuar rezultate të larta dhe avancim në fazat e mëtejshme.

Vëmendje e veçantë pritet të jetë te emra si Zana Bllaca, Arjon Krasniqi, Andis Qeku, Rejan Krasniqi, Olti Behluli dhe Imran Duraki, së bashku me shumë talentë të tjerë vendorë që do të përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

WTT Prishtina 2026 do të vazhdojë të sjellë emocione, rivalitet dhe pingpong të nivelit të lartë në kryeqytet deri më 31 maj duke e kthyer Prishtinën në qendër të vëmendjes për këtë sport.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e sportit që të jenë pjesë e këtij spektakli në Pallati i Rinisë dhe Sportit. /Kosova.info/


Go to TOP