Specialja ua ulë dënim Gucatit e Haradinajt

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për aktgjykimin e parë në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Apeli ka ulur dënimin nga katër vjet e gjysmë burgim, në katër vjet e tre muaj  ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

Apeli ka vendosur që ata të mbesin në paraburgim në Gjykatën Speciale deri në plotësimin e kushteve për dërgim të vuajte të dënimit në Kosovë ka thënë gjygjëtaraja në këtë seancë

Në shkallën e parë ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Më 25 dhe 26 shtator 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Go to TOP