Një grup i serbëve në Leposaviq protestojnë kundër vendimit për shpronësim të disa pronave

Disa serbë  të fshatit Dren, afër Leposaviqit, kanë nisur një protestë nga e mërkura për të kundërshtuar  vendimin e paligjshëm siç thonë ata të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e disa tokave me interes publik në zonat kadastrale në Dren dhe Leshak.

Siç raporton KosovoOnline nga vendngjarja, serbët e Leposaviqit kanë dalë në rrugë që nga dita e djeshme kur ka nisur puna, fillimisht, për zgjerimin e rrugës.

Punimet, siç raporton ky medium janë ndërprerë.

Teve.info  ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

Go to TOP