Spanjë: I ulet pak dënimi një përdhunuesi në rastin famëkeq “Kopeja e Ujqve”

Njërit prej pesë meshkujve të dënuar për përdhunim në grup në rastin famëkeq të Spanjës “Wolf Pack” i është shkurtuar dënimi sipas legjislacionit për përdhunimin, që u prezantua pas disa protestave për rastin e 2016-tës.

Angel Boza gjithsej ishte i dënuar me 15 vite, ndërsa i është hequr një vit nga dënimi.

5 të akuzuarit u dënuan pasi sulmuan një 18-vjeçare në festivalin e vrapimit të demave në Pamplona.

Ata e incizuan atë dhe shpërndanë imazhe të sulmit në një grup në Whatsapp që ata e quajtën “La Manada” (Kopeja e Ujqve).

Pas këtij rasti që tronditi Spanjën, kishte protesta kombëtare dhe u miratua një ligj që thotë se “Vetëm po është po”, i cili obligon marrjen e pëlqimit të qartë për të bërë seks me dikë.

Megjithatë, ligji përmbante dënime minimale dhe të lehta për disa krime seksuale, raporton Aljazeera.com.

Deri më tani, 1 mijë e 155 dhunues seksualë kanë përfituar ulje dënimi, ndërsa 117 prej tyre janë liruar nga burgu.

Në vitin 2018, dy vjet pas sulmit, pesë anëtarët e të ashtuquajturës “Wolf Pack”, u dënuan për abuzim seksual dhe jo për përdhunim, sepse një gjykatë vendosi që viktima nuk i rezistoi sulmit të saj nga frika.

Rasti nxiti protesta në të gjithë Spanjën në vitin 2018 duke kërkuar dënime më të ashpra dhe një ndryshim në ligj, i cili në atë kohë kërkonte nga prokurorët të provonin se dhuna ose kërcënimi ishte përdorur për një vepër penale që përbën përdhunim.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë spanjolle anuloi vendimin fillestar dhe i burgosi burrat për përdhunim në vend të abuzimit seksual, duke rritur dënimet e tyre nga nëntë në 15 vjet.

Go to TOP