Spanja po fiton kundër Francës pas dyzet e pesë minutave

Spanja po fiton kundër Francës pas pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024.

Rezultati në “Allianz Arena” është 2-1. 

Edhe pse ka qenë Franca ajo që e ka gjetur e para epërsinë, Spanja brenda pak minutave ia ka dalë ta përmbysë rezultatin .

Franca ka kaluar në epërsi në minutën e nëntë, kur Kolo Muani ka shënuar me kokë.

Megjithatë, Spanja ka reaguar shpejt dhe në minutën e njëzet e një, Yamal e ka barazuar rezultatin me një gjuajtje të fortë nga distanca. Ky gol e ka bërë gjashtëmbëdhjetë vjeçarin futbollistin më të ri që ka shënuar në një Kampionat Evropian.

Vetëm katër minuta më vonë, Spanja ka kaluar në epërsi pas një autogoli të Kounde, i cili e ka devijuar një gjuajtje nga Olmo.

Ndeshja mbetet e hapur, me një pjesë të dytë të plotë në dispozicion të të dy ekipeve për të provuar ndryshimin e rezultatit.

Go to TOP