Spanja: Mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është formimi i Asociacionit

Ambasadori spanjoll në Serbi Raul Bartolomeo Molina tha sot në takimin me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit Popullor, Borko Stefanoviq, se është e nevojshme të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Serbisë, Bartolomeo ka shtuar se Bashkimi Evropian e mbështet këtë propozim në vazhdimin e dialogut.

Stefanoviq e falënderoi diplomatin spanjoll për mbështetjen aktive të Madridit zyrtar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe Molina konfirmoi se një praktikë e tillë do të vazhdojë dhe se Spanja do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Serbisë për këtë çështje.

Molina tha gjithashtu se do të ishte e dobishme për Serbinë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, në mënyrë që të lehtësojë pozicionin e saj të politikës së jashtme.

Go to TOP