Aliu: Brenda javësh hapen procedurat për hartimin e projektit të urës së re në Badoc
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar se në Badoc do të ndërtohet ura e re.
Ai ka thënë se brenda javëve do të hapen procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të saj.
“Punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve”, ka shkruar Aliu.
“Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badocit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e që për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re”.
