Spanja fitore dhe rekorde në EURO 2024

Kombëtarja e Spanjës përveçse po bën një paraqitje mjaft të mirë, ajo ka thyer edhe 3 rekorde.

Pas 4 ndeshjeve të para të luajtura në finalet e Euro 2024 skuadra e drejtuar nga trajneri De la Fuente ka arritur një rekord shikuesish. Konkretisht sfidën me Gjeorgjinë e kanë ndjekur mesatarisht 9 milion e 59 mijë shikues.

Një shifër kjo që i kaloi 8.5 milionë ndjekës të ndeshjes kundër Italisë, deri atëherë më e ndjekura e këtij Evropiani. Ndërkohë që pas analizimit të audiencës së regjistruar në ndeshjen e së dielës kundër Gjeorgjisë, ka kaluar edhe shifrën prej 14 milion e 86 mijë “shikues unikë”, pra ata që e panë në një moment të caktuar.

Spanjë-Gjeorgji është ndeshja me më shumë ndjekës deri tani në Euro 2024. Debutimi i skuadrës spanjolle në Euro 2024, kundër Kroacisë u ndoq mesatarisht nga 5 milion e 78 mijë shikues, kundër Italisë me 8 milion e 552 mijë dhe kundër Shqipërisë, kishte një audiencë mesatare prej 6 milion e 704 mijë shikuesish.

Një tjetër rekord i arritur nga kombëtarja spanjolle ishte, 4 fitore radhazi në një evropian, gjë që nuk ishte arritur kurrë më parë. Ky është rekordi i arritur nga trajneri Luis de la Fuente pasi mposhti Kroacinë, Italinë, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë. Ndërsa Lamine Yamal këtë të diel tejkaloi një rekord që mbahej nga Jude Bellingham.

Spanjolli u bë lojtari më i ri që ka luajtur në një ndeshje të Evropianit, në moshën 16 vjeç e 353 ditë.

Yamalit i mungon rekordi i golashënuesit me moshë më të re që mbahet ende nga zvicerani Johan Vonlanthen me 18 vjeç e 141 ditë.

Go to TOP