Spalletti e nis me fitore në stolin e Juves, humbja e parë për Cremonesen në shtëpi
Aventura e Luciano Spallettit te Juventusi nisi me një sukses.
Në ndeshjen e javës së 10-të të Serie A, bardhezinjtë fituan 2-1 kundër Cremoneses, duke u shkaktuar humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon. Ndeshja nisi menjëherë mirë për Juven falë një goli të Kostic pas vetëm 85 sekondash.
Ekipi vendas pati vështirësi të riorganizohej dhe Juventusi nuk u përball me ndonjë kërcënim. Cambiaso dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të. Vardy ngushtoi diferencën në minutat e fundit, por ishte tepër vonë.
