Spahiu: Skeqet me element dhune në shkolla-akt skandaloz

Analisti Nexhmedin Spahiu ka publikuar një foto skandaloze nga një aktivitet i nxënësve në ShFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Në këtë aktivitet nxënësit luajnë një skeq duke vrarë turqit. Përveç elementeve të dhunës ky skeq ka përmbajtje armiqësore.

Ja postimi i tij:

Megaskandal

Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë në këtë megaskandal. Drejtori/sha e shkolles duhet të pushohet nga puna. Drejtoresha për arsim e Prishtinës dhe ministrja e Arsimit duhet të shkarkohen nga detyra.

1. Dhuna nuk guxon të promovohet në shkolla. 2. Kjo është nxitje ndaj komunitetit turk. Vepër penale ku drejtori-esha i/e shkollës duhet të arrestohet menjëherë. 3. Rrezikohen marrëdhëniet me aleatin strategjik Turqinë. /Kosova.info/


Go to TOP