Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pik të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit. 

Këshilltarët Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për të shkarkuar me të vetmen pikë të kryesuesin e Kuvendit.

Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ditë më parë ka thënë se subjekti i tij politikë kërkon shkarkimin e kryesuesit.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë pushtet LDK-në që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

Go to TOP