Sot varroset njëri nga tre viktimat e aksidentit në Austri
Asllan Musliu, njëri nga tre kosovarët që humbën jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë do të varroset sot në Prizren.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet varrezat e qytetit në Prizren dhe do të nisë nga ora 15:00.
Kujtojmë se Ambasada e Kosovës në Austri bëri të ditur se pasditen e së premtes trupat e pajetë të tre viktimave janë nisur për në vendlindje.
Prev Post
Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë
