Sot, PSG – Arsenal
Përballja vendimtare ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenal, që zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin “Parc des Princes”, do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ky është akt i dytë i gjysmëfinales së Champions League, pas ndeshjes së parë në Londër, e cila kishte përfunduar me fitoren minimale të PSG-së 1-0.
Përveç transmetimit të ndeshjes në studion e RTK-së para fillimit të ndeshjes mysafirët do të analizojnë skuadrat.
Fituesi i këtij dueli do të përballet në finalen e madhe me Inter, që tashmë e ka eliminuar Barcelonën.
