Sot Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian sot e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe qytearët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm pa viza në zonën Schengen.

Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë:

Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, i cili do të nënshkruhet me 19 prill.

Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së.

Gazetarja nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha dje se ky votim nënkupton kjo se s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha ajo.

Go to TOP