Sot në Prishtinë do të mbahen organizime të ndryshme për festën e Krishtlindjeve
Me afrimin e Krishtlindjeve, e cila festohen më 25 dhjetor, sot në Prishtinë do të mbahen aktivitete të ndryshme për ta shënuar këtë festë.
Nga ora 18:00 te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të organizojë pritje solemne të Krishtlindjes.
Po ashtu në të njëjtin vend nga ora 23:30 do të mbahet programi për Krishtlindje.
Ndërsa, mesha solemne e Krishtlindjeve do të mbahet nga ora 24:00 nën udhëheqjen e Imzot Dodë Gjergji.
Prev Post
Horoskopi për sot
