Sot ndeshja Kastrioti-Trepça

Me ndeshjen Kastrioti – Trepça fillon xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Ferizaj.

Kastrioti vlerësohet favorit i madh ndaj Trepçës që është ende pa pikë.

Kastrioti renditet i treti me tetë pikë.

Të dielën është ndeshja Prishtina – Vjosa, që fillon në ora 17:00.

Të dy skuadrat kërkojnë fitoren dhe pikët e rëndësishme.

Prishtina është e katërta me gjashtë pikë. Vjosa renditet e gjashta me katër pikë.

Ndeshjet Besa Famgas – Vushtrria dhe Rahoveci – Llapi zhvillohen më vonë për shkak të ndeshjeve evropiane të Besës e Rahovecit. /Kosova.info/


Go to TOP