Kosova kërkon suksesin në Belgjikë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kërkojnë kualifikimin nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Kosova është në Grupin 2 së bashku me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndeshja e parë është sonte nga ora 20:00 në Hasselt të Belgjikës, ndaj kombëtares belge.

Kombëtarja jonë është favorite.

Të shtunën prej orës 18:00 është takimi Kosovë – Bosnjë-Hercegovinë, kurse të dielën takohen Belgjika e Bosnjë-Hercegovina.

Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë të kualifikimeve për Botëror.

Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Kombëtarja jonë është grumbulluar në Luksemburg, ndërsa të enjten u vendos në Belgjikë. /Kosova.info/


Go to TOP