Sot mocion mosbesimi ndaj Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson do të përballet me një votëbesim nga partia e tij më vonë gjatë ditës së sotme.

Kjo, sipas mediave të huaja, do të mund ta bëjë atë të largohet nga detyra.

Zyrtari i partisë Sir Graham Brady tha të hënën në mëngjes se kishte marrë mjaftueshëm letra nga ligjvënësit që kërkonin një votim për udhëheqjen e Johnson.

Nëse Johnson humbet votën mes 359 ligjvënësve konservatorë, ai do të zëvendësohet në postin e tij prej lideri dhe si kryeministër.

Nëse ai fiton, ai ka të ngjarë të jetë i sigurt nga një sfidë tjetër për një vit.

“Pragu prej 15% i partisë parlamentare që kërkon votëbesimin ndaj kryeministrit është kaluar”, u tha Brady gazetarëve jashtë dhomave të Parlamentit të hënën në mëngjes.

Votimi do të zhvillohet të hënën mbrëma ndërmjet orës 18:00 dhe 20:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar dhe një rezultat pritet të shpallet menjëherë më pas. 

Go to TOP