Sot lirohet për qarkullim rruga “Xhorxh Bush” deri tek hyrja e parkingut
Një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” do të lirohet sot për qarkullim.
Kështu deklaroi dje Drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci.
Brestovci tha se kjo do të bëhet deri tek hyrja e parkingut.
“Nuk e kemi liruar për qarkullim por për ata që e shfrytëzojnë parkingun”, tha Brestovci.
Rruga “Xhorxh Bush” ka pothuajse një vit që është mbyllur për qarkullim te veturave.
Komuna e Prishtinës, fillimisht kishte marrë vendim që në hapësirat e këtij bulevardi të qarkullojë vetëm mjetet e transportit publik dhe taksitë, por që më pas u mbyll qarkullimi edhe për to.
