Sot ceremonia e varrimit e Papa Benedikti i XVI, Vatikani, zonë e kuqe, në masa të forta sigurie

Kryeqyteti italian, prej një jave vijon të jetë nën masa të forta sigurie, pasi mijëra besimtarë nga e gjithë bota kanë mbërritur për të bërë homazhe e për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së Nderit Benedikti i XVI, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 31 dhjetorit.

Ndërkaq, ditën e sotme është parashikuar ceremonia e varrimit dhe për këtë arsye Vatikani është shpallur zonë e kuqe, në masa të forta sigurie.

Priten mbi 100 mijë besimtarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Papës së Nderit.

Gazetarja Alba Kepi na informon nga Vatikanit se pjesë e masave të sigurisë janë dhe përdorimi i “Metal detector” dhe forca speciale të cilat kanë rrethuar muret e Vatikanit.

Ndërsa besimtarëve nuk u lejohet të fusin as shishe uji.

Ceremonia zyrtare nis në orën e 9.30 dhe mesha do të drejtohet nga Papa Francesku.

Homazhet do të mbyllen sot në orën 19:00 për t’i lënë vendin ceremonisë shtetërore të varrimit që do të mbahet nesër.

Tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të Papës së Nderit personalitetet botërore si Mbretëresha Sofia e Spanjës dhe Félix Bolaños ministër, Mbreti Filippo i Belgjikës e Mbretëresha Mathilde, presidentja e Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti i Portugalisë, Marcelo Nuno Duarte Rebelo de Sousa;  Guvernatori i Baviera Markus Söder; Presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier; Presidenti Italian Sergio Mattarella; Presidenti i Hungarisë  Katalin Novak dhe kryeministrit Victor Orban; ndërkohë presidenti i SHBA-së Biden do të përfaqësohet nga ambasadori amerikan I akredituar në Vatikan.

Go to TOP