Sot bëhet tërheqja e shortit për çerekfinalen e Kupës së Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, do të mbahet sot më 28 shkurt, në orën 12:00 në selinë e federatës, përcjell FrontOnline.
Klubet pjesëmarrëse në këtë fazë të garës janë Prishtina, Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Trepça’89 dhe Vushtrria.
Ndeshjet e ardhshme të kësaj gare pritet të sjellin përballje mjaft interesante dhe përplot emocion.
