Hoti nuk pajtohet me këto dy pika të marrëveshjes për planin evropian
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar dy nga pikat e Propozimit të BE-së, për të cilin Kosova dhe Serbia janë dakorduar.
Sipas Hotit, me pikat 2 dhe 4 të këtij propozimi kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të dhe Serbia nuk e njeh Kosovën, transmeton Zeri.info.
“Marrëveshja në preambulë përmban:
- Pika 2: ‘… për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës’.
- Pika 4: ‘… pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit’.
Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!
Pa paragjykuar çështjet e statusit?!”, shkroi Hoti.
