Sot Angli-Spanjë, finalja e madhe e Evropianit
Kampionati Evropian i futbollit për Femra që po mbahet në Zvicër, ka ardhur në fund të rrugës.
Mbrëmjen e sotme në Bazel do të zhvillohet finalja e madhe e këtij eventi, ku do të përballën dy superfuqi të futbollit, Anglia dhe Spanja, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha në Evropë, pritet të sjellë një sfidë tejet interesante. Tifozë nga i gjithë planeti do të kenë mundësinë të shijojnë një nga përballjet më të mëdha të historisë së kësaj garë.
Përballen kampionët e Evropës në fuqi me kampionët të botës në fuqi. A do ta ruajë Anglia kurorën e saj, apo më në fund është radha e Spanjës për të ngritur trofeun?
Finalja e sotëm e Evropianit 2025 për femra sheh Anglinë dhe Spanjën të përballen përsëri, në një përsëritje të finales së Kupës së Botës FIFA 2023.
Të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël dhe emocione në ndeshjet që kanë luajtur deri më tani në këtë evropian, duke konfirmuar se janë dy skuadrat më të mira të kontinentit.
Ky duel epik pritet të jetë i mbushur me emocion, intensitet dhe spektakël futbolli. Dy stile të ndryshme, dy skuadra që njohin vetëm fitoren dhe një trofe që i pret – të gjitha kushtet janë plotësuar për një natë magjike futbolli.
Finalja mes Anglisë dhe Spanjë fillon në orën 18:00.
