Sot 25 vite u nda nga jeta Nënë Tereza – këto çmime i ka fituar

Sot mbushen 25 vjet prej vdekjes së humanistes së shquar shqiptare, Nënë Tereza.

Ajo kishte vdekur në moshën 87 vjeçare më 5 shtator 1997.

Ajo ka qenë një humaniste që ka shërbyer përtej kufijve shqiptar.

Kryesisht në Indi më së shumti ka qenë i fokusuar aktiviteti i saj.

Disa nga çmimet dhënë në vite Nënë Terezës:

Çmimi Damian Dutton
1962 – Çmimi Ramon Magsaysay
1973 – Çmimi Templeton
1978 – Çmimi Balzan
1979 – Çmimi Nobel për Paqe
1980 – Çmimi Bharat Ratna
1985 – Çmimi Medal of Freedom
1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.

Go to TOP