“Sorrat ua nxirrnin zorrët kufomave, ua hanin sytë”

“Ne ishim këmbësorë dhe rastësisht kemi hasur në këtë skenë makabre. Pamjet ishin tmerruese. Sorrat ua nxirrnin zorrët kufomave, ua hanin sytë, ua çukisnin kokat. I tërë livadhi ishte i mbushur me kufoma, disa ishin edhe pa koka, nuk dihej cila kokë është për cilin trup, ishin të hedhura si lakra. Më e trishtueshme ishte kur pashë edhe fëmijë të vegjël pa koka, madje pasi rrotullova njërën nga kufomat, pashë një fytyrë të vogël rrumbullake e që në gjoks i kishte ngelur i varur biberoni i gjakosur. Ishte fëmijë, fytyra e tij ishte e gjakosur dhe e baltosur, nuk e di sa ditë kishte, i ishte dekompozuar trupi. Në kokën time krijoja skena të ndryshme, se si serbët i kanë vrarë këta civilë dhe shihej që përveç automatikëve kanë përdorur edhe thika ushtarake…”

Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi. 

Go to TOP