Sonte vëllezërit Selmani në garën e madhe për finale në X Factor

Nga Prekazi deri te X Factor i Danimarkës, vëllezërit Rinor dhe Arbnor Selmani, për në finalen e madhe të garës X Factor nga ora 20:00, në TV2 në Danimarkë.

Vëllezërit e jashtëzakonshëm, Rinor dhe Arbnor Selmani, kanë magjepsur Danimarkën në edicionin e këtij viti të ‘X Factor’.

Lindur dhe rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Prekazi i Kosovës, këta dy vëllezër të talentuar kanë treguar se asnjë kufi s’mund të ndalojë muzikën dhe kërcimin.

Që në fëmijërinë e tyre, ata kanë ndarë dashurinë për muzikën dhe kërcimin, duke trashëguar këtë pasion nga kultura e tyre, që shkëlqen në çdo paraqitje të tyre.

Kombinimi i tyre i veçantë i ritmeve bashkëkohore me meloditë tradicionale ka rrëmbyer jo vetëm zemrat e jurive por edhe të audiencës.

Babai i Arbnorit dhe Rinorit, Qerim Selmani, ka thënë për Radio Kosovën se është shumë i lumtur për suksesin e djemve të tij.

“E gjithë familja jemi  gati të mbështesim dhe t’i dërgojmë djemtë përpara në finalen madhështore në Randers. Ky moment është më shumë se thjesht një performancë e mahnitshme”, ka theksuar Selmani.

Go to TOP