Sonte PSG – Manchester City
Liga e Kampionëve ofron sonte një natë spektakolare futbolli, me disa ndeshje të rëndësishme që do të luhen në fazën e grupeve.
E njëra prej përballjeve më të nxehta të ditës është ajo ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Manchester City, dy skuadra të mëdha evropiane që do të ndeshen për një vend në fazën tjetër të garës elitare.
Një përballje e veçantë jo vetëm për ngjyrat dhe historinë e klubeve, por edhe për dy trajnerët e njohur që dikur ishin shokë skuadre, por tani janë rivale në këtë betejë të fuqishme. Luis Enrique, trajneri i PSG, dhe Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, do të përpiqen të dërgojnë skuadrat e tyre në një fitore që mund të jetë kyçe për kalimin në fazën tjetër. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK në orën 21:00.
