Sonte nata përmbyllëse e ‘Prishtina International Theater Festival’

Sonte është nata përmbyllëse ‘Prishtina International Theater Festival’, teksa shfaqja e fundit për këtë edicion do të jetë “Bloody Moon” nga Teatri Kombëtar i Malit të Zi.

Për këtë shfaqje është mbajtur sot konferenca për media ku ishin të pranishme aktoret Sanja Vujisić dhe Kristina Obradović, bashkë me drejtoreshën artistike Vesna Vujošević Labović.

Ato shprehën përshtypjet për festivalin në përgjithësi ku thanë se janë të lumtur që po marrin pjesë në këtë organizim.

Kjo shfaqje do të jepet sonte nga ora 19:00 në Teatrin “Faruk Begolli”, ndërsa menjëherë pas saj do ndahen çmimet për këtë edicion të PITF. /Kosova.info/

Go to TOP