S’mjafton goli i Muriqit, Reali mund Mallorca-n
Goli i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit ka qenë i pamjaftueshëm për Mallorcan në duel me Real Madridin.
‘Los Blancos’ mundën Mallorca-n, me rezultat 2-1, të shtunën mbrëma në kuadër të javës së tretë në La Ligë.
Madrilenët e kontrolluan lojën më mirë gjatë terë ndeshjes, edhe pse ishin mysafirët që përmes Vedat Muriqit (18’), kaluan në epërsi prej 1-0.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Reali përmes Guler (37’) barazoi rezultatin në 1-1. Tre minuta me vonë braziliani Vinicius shënoi një gol të bukur për avantazhin e nikoqirëve prej 2-1.
Edhe në pjesëlojën e dytë, ishin madrilenët që e kontrolluan lojën në terren, krijuan disa raste mjaft të mira, megjithatë, kjo sfidë nuk prodhoi më gola.
Reali ka mundur të fitojë edhe më bindshëm, por që ju iu anuluan, dy Mbappe-s dhe një Guler pas rishikimit të VAR.
