Smeraldet e maleve afgane

AFP

Në provincën e Panxhshirit, në Afganistan, ish-policë dhe ish-ushtarë po mundohen të sigurojnë disi jetesën, duke nxjerrë smeralde nga malet e ftohta Hindu Kush.

Gërmuesit e smeraldeve në luginën Mikeni, në provincën e Panxhshirit.
Gërmuesit e smeraldeve në luginën Mikeni, në provincën e Panxhshirit.

Këta burra po kërkojnë nëpër grumbuj shkëmbinjsh, për të gjetur gurët e çmuar me ngjyrë të gjelbër, të cilët do të përdoreshin për të zbukuruar stoli.

Gërmuesit duke bartur thasë me gurë, për t’i gjetur smeraldet mes tyre, në luginën Mikeni.
Gërmuesit duke bartur thasë me gurë, për t’i gjetur smeraldet mes tyre, në luginën Mikeni.

Malet Hindu Kush, të pasura me smerald, qëndrojnë pranë luginës Mikeni, e cila ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të Kabulit, dhe janë gërmuar sistematikisht që nga vitet e 1970-ta.

Gërmuesit duke kërkuar smeralde në luginën Mikeni.
Gërmuesit duke kërkuar smeralde në luginën Mikeni.

Njëri ndër gërmuesit ka treguar për AFP-në se dikur udhëhiqte një njësit kundërterrorizëm në kuadër të Policisë së Afganistanit. Kur qeveria e mbështetur nga Perëndimi ra pas mësymjes së talibanëve, verën e kaluar, ai u mundua të shiste rroba të përdorura në rrugë, por thotë se nuk i shkoi mirë, dhe shpejt u nis drejt maleve, për të kërkuar smeralde.

Një gërmues duke treguar një smerald të porsazbuluar.
Një gërmues duke treguar një smerald të porsazbuluar.

Secili smerald shitet menjëherë aty ku gjendet – e blejnë tregtarët për një çmim ndërmjet 50 centëve dhe 1 dollari e gjysmë. Në tregjet perëndimore, smeraldet e rafinuara mund të shiten për disa mijëra dollarë.

Një gërmues duke dalë nga një tunel, ku eksplozivët përdoren për të depërtuar nëpër shkëmbinjtë malorë, në kërkim të smeraldeve.
Një gërmues duke dalë nga një tunel, ku eksplozivët përdoren për të depërtuar nëpër shkëmbinjtë malorë, në kërkim të smeraldeve.

Sipas AFP-së, shumë ish-ushtarë dhe ish-policë kanë shkuar në malet Hindu Kush, për të punuar për kafshatën e gojës.

Disa burra duke bërë shitblerje të smeraldeve në luginën Mikeni. Fotografitë në këtë galeri janë shkrepur në mesin e janarit të vitit 2022.
Disa burra duke bërë shitblerje të smeraldeve në luginën Mikeni. Fotografitë në këtë galeri janë shkrepur në mesin e janarit të vitit 2022.

Talibanët publikisht kanë proklamuar amnisti për ish-pjesëtarët e forcave të rendit, por grupet për të drejtat e njeriut thonë se shumë prej tyre janë ekzekutuar apo janë zhdukur.

Disa punëtorë duke shtyrë një karrocë të mbushur me gurë, para kërkimit për smeralde mes tyre.
Disa punëtorë duke shtyrë një karrocë të mbushur me gurë, para kërkimit për smeralde mes tyre.

Provinca e Panxhshirit ishte rajoni i fundit që ra në duart e talibanëve, vitin e kaluar. Kërkuesit e gurëve të çmuar në zonë thonë se luftëtarët talibanë janë ngjitur te xehet e smeraldit, dhe i kanë kontrolluar njerëzit, për t’i identifikuar të sapoardhurit, duart e të cilëve nuk ishin të dërrmuara nga puna, dhe ish-ushtarakët apo policët e fshehur.

Dy gërmues, me fenerë në kokë, duke qëndruar brenda një shpelle.
Dy gërmues, me fenerë në kokë, duke qëndruar brenda një shpelle.

Njëri ndër gërmuesit e smeraldeve, i cili ka folur për APF-në, ka treguar se, pavarësisht të kaluarës së tij në forcat e sigurisë për qeverinë e rrëzuar, që mbështetej nga perëndimorët, talibanët e kanë ftuar të punojë për militantët, për shkak të aftësive të tij kompjuterike.

Një burrë duke kërkuar smeralde në luginën Mikeni.
Një burrë duke kërkuar smeralde në luginën Mikeni.

Një tjetër gërmues dhe ish-polic ka thënë se me dëshirë do të punonte për qeverinë e re islamike të vendit. Pasi ka kaluar vite të tëra në ndjekje të talibanëve, ai tani thotë se “nëse ata më thërrasin për të punuar, do të shkoj”. /rel/

Go to TOP