Sllovakia shpallet kampion i Evropës në rugby
Ditën e dytë të Kampionatit Evropian “Rugby Europe Sevens Conference 2”, që po mbahet në Istog, Sllovakia ka siguruar titullin pasi mposhti në finale Gjibraltarin me rezultat bindës 24-07.
Federata e Ragbit e Kosovës e ka vlerësuar lart këtë organizim historik, duke e quajtur “Një turne të shkëlqyer, plot emocione, ragbi cilësor dhe frymë sportive”.
Përveç triumfit ekipor, sllovakët festuan edhe në nivel individual, pasi ylli i tyre Matthew Cingel u shpall zyrtarisht lojtari më i mirë i turneut (MVP) falë paraqitjeve mbresëlënëse e konsistente.
Ndërkohë, medalja e bronztë i ka takuar San Marinos, i cili në një përballje dramatike mposhti Estoninë me rezultat të ngushtë 22-17.
Sa i përket rënditjes finale të ekipeve të tjera në këtë ditë vendimtare, Kosova u përball me Greqinë për vendin e 7-të, Mali i Zi luajti kundër Bosnje e Hercegovinës për vendin e 5-të, ndërsa Estonia dhe San Marino diskutuan medaljen e bronztë në një fundjavë të jashtëzakonshme për ragbin kosovar.
