Skandal, udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: “Po mbyteshim”
Udhëtarët e linjës Beograd – Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.
Ky skandal, sipas gazetarit Blendi Fevziu, ka ndodhur pasditen e sotme (e martë) në kryeqytetin e Serbisë.
Gazetari Fevziu ka publikuar pamjet e tmerrshme që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve të shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi në këtë destinacion.
Sipas Fevziut, ata kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri te aeroplani.
Po ashtu për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së klimës në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi të madhe.
Në videon e publikuar nga gazetari Fevziu, dëgjohen udhëtarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, derisa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.
“Po mbyteshim… fëmijët qanin. Pamja më e shëmtuar dhe ç‘njerezore që kam parë ishte kur policia serbe dhe shoferi i autobusit afrohen përballe me autobusin dhe shihnin sesi ne kërkonim ndihmë të hapnin dyert e nuk bënin asgjë. Në një moment vajza ime 13 vjeçe merr atë pajisjen që është për emergjencë për thyerjen e xhamave dhe thyen xhamin e derës. Në ato momente filluam të merrnim ajër”, citon Fevziu. /Kosova.info/
