S`ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri – Çeki

Çekia ka treguar dominim në pjesën e parë të ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar në Tiranë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pavarësisht kësaj rezultati ka mbetur i pandryshuar, 0-0.

Rastet më të mira të çekëve kanë ardhur brenda dhjetë minutave të para. Fillimisht, Vaclav Jemelka e ka goditur shtyllën me një gjuajtje me kokë. Vetëm pak minuta më vonë, Lukas Cerv e ka provuar me një goditje të fuqishme nga distanca, por sërish shtylla u ka mohuar çekëve gëzimin e golit.

Në dispozicion të të dy skuadrave për të ndryshuar rezultatin mbetet edhe pjesa e dytë e ndeshjes. 


Go to TOP