Silva njofton largimin nga Manchester City

Mesfushori portugez Bernardo Silva ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Tridhjetë e një vjeçari po e përfundon sezonin e tij të nëntë me klubin anglez, ku ishte transferuar në vitin 2017 nga Monaco. Gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar 451 ndeshje dhe është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Në një mesazh emocional, Silva ka theksuar se Manchester City i ka dhënë më shumë se sa kishte ëndërruar, duke përmendur sukseset e mëdha si Champions League dhe disa tituj të Premier League.

Gjatë këtij sezoni, si kapiten, ai ka luajtur dyzet e katër ndeshje, duke shënuar tri gola dhe duke dhënë pesë asistime. 


Go to TOP