Sigal Prishtina pas humbjes nga Trepça: Do të rikthehemi fuqishëm

Sigal Prishtina e ka humbur gjysmëfinalen e pestë të playoff-it kundër Trepçës.

“Minatorët” i mposhtën “Plisat” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet me rezultat 77:74.

Skuadra mitrovicase ngadhënjeu 3:2 në serinë gjysmëfinale, duke trasuar rrugën për në finale, ku do të përballet me Pejën.

E pas humbjes, skuadra nga kryeqyteti ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm edicionin tjetër.

“Faleminderit Prishtinë, faleminderit Plisa!”, thuhet në reagimin e klubit “bardhekaltër”.

Seria e finaleve Peja-Trepça, nis të mërkurën. /Kosova.info/

Go to TOP